Me rastin e 55-vjetorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ka filluar stina koncertore me operan “Luçia di Lamermur”, ku ishin të ftuar Presidenti Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Drejtorit i Operës Zhani Ciko shprehet, se pjesëmarrja e personaliteteve si edhe e publikut të gjerë tregon një vlerësim i veçantë që i bëhet këtij institucioni.

Zhani Ciko: “55 vjet janë një rrugë  gjatë, janë emra të shumtë artistësh, që populli i nderon, janë emra  të shumtë krijuesish që kanë vënë gurët e muzikës shqiptare të kultivuar në këto gjini të mëdhaja edhe është talenti në fund të fundit i kombit shqiptar që është derdhur në nivelin e tij më të lartë në skenën e këtij teatri.”

Premiera “Luçia di Lamermur” është një bashkëpunim shqiptaro-italian. Interpretuesit shqiptarë si Marjana Leka, Ylber Gjini, Vikena Kamenica do të interpretojnë së bashku më ata italianë të Teatro del Magjo Fiorentino. Ngjarjet e veprës janë të vendosura në shek. e XVI-të, brenda mureve të lartë të kështjellës së Ravensudit në Skoci./tvklan.al