Edhe pse bota është në kushtet e një krize të rëndë financiare, Shqipëria ruan dhe konsolidon një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Agjencia e Vlerësimit Moody’s një ndër 3 agjencitë më prestigjioze në vlerësimin e korporatave dhe vendeve, ka vendosur Shqipërinë në kategorinë B, që nënkupton se zhvillimi  dhe stabiliteti ekonomik në vend është i qëndrueshëm.

Siç shihet edhe nga grafika, prodhimi i brendshëm bruto ka patur një rritje të qëndrueshme në vitet e fundit, inflacioni ka patur një ulje të ndjeshme. Ambienti shqiptar vlerëson Moody’s është mbrojtur nga kriza jo vetëm falë mungesës së sofistikimit të sektorit financiar dhe politikave të ndjekura, por edhe masave fiskale në orientimin pro biznes, uljes së taksave dhe reformave të standardeve europiane.

Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë ka gjetur edhe vëmendjen e Revista prestigjioze Forbes, Wall Street Journal  dhe agjencisë Reuters sipas të cilave në tre vitet e fundit, Shqipëria ka arritur të nxjerrë nga varfëria më shumë se një të tretën e popullsisë.

Duke iu referuar studimit të Bankës Botërore, Kombeve të Bashkuara dhe INSTAT-it të publikuar të enjten, Forbes thotë se me këtë zhvillim ekonomik, Shqipëria dikur një nga vendet më të varfra jo vetëm që është një anëtar i NATO-s por pritet të aplikojë  për vendin kandidat në Bashkimin Evropian. 

Qeveria Berisha vazhdon Wall Street Journal e vlerëson këtë ulje të varfërisë si një rezultat të politikave të ndjekura dhe ka njoftuar për një rritje pagash dhe pensionesh duke nisur që nga 1 maji./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle