Ambasada Amerikane dhe misioni i huaj policor ICITAP kanë financuar ngritjen e një poligoni të huaj qitje për studentët e rinj të akademisë së Rendit “Arben Zylyftari”. Ambasadori Amerikan John Withers ka deklaruar se policia shqiptare ka bërë përparime në luftën kundër krimit, por ka kërkuar që ajo të respektojë forcën dhe dhunën duke ruajtur të drejtat themelore të njeriut.

John Withers:Një përbërës shumë i rëndësishëm i policimit demokratik është respektimi i të drejtave të çdo qytetari, kur punonjësit e policisë ballafaqohen me kundërshtim fizik në kryerjen e detyrave ata janë t autorizuar të përdorin forcën e arsyeshme dhe të domosdoshme për të arritur misionin e  tyre, kjo është një e drejtë e tyre e natyrshme. Sa forcë të përdorin dhe kur mund ta përdorin, janë të gjitha mendime me rëndësi kritike që oficerët e policisë i ndërmarrin çdo ditë. Të tilla kanë më pak se 1 sekondë kohë dhe vendimi për të përdorur forcën duhet marrë duke pasur parasysh që të mos preket e drejta e qytetarit për tu mbrojtur nga përdorimi i forcës së pa arsyeshme.”

Bujar Nishani:Policia e shtetit sot ka një infrastrukturë ligjore të standardeve të larta evropiane dhe në arritjen e këtyre standardeve në këtë strukturë ligjo0re ne kemi pasur asistencën e vyer të misionit ICITAP.”

Më parë studentët e akademisë kryenin praktikën e qëllimit me armë në situata kritike në terren duke mos patur mundësinë e një testimi. Sistemi i ri që ju dhurua akademisë së Rendit do të testojë dhe trajnojë gjithashtu oficerët e policisë në ndërmarrjen e vendimeve për përdorimin e armës./tvklan.al