Në një pritje në rezidencën e tij, Ambasadori Amerikane, John Withers, mblodhi aktivistet e të të drejtave të njeriut dhe ato në mbrojtje të grave të trafikuara, në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe muajin historik të tyre. Në këtë ceremoni, Vera Lesko, u nderua me çmimin “Gruaja Kurajoze për Shqipërinë”. Gjatë gjithë karrierës së saj humane, ajo ka shpëtuar nga trafikimi më shumë se 1600 femra dhe gra shqiptare. 

John Withers: Ne të gjithë e njohim begraudin, punën e saj, dedikimin e saj në të mirën e të gjitha grave. Ne të gjithë e dimë sesa ajo ka vuajtur, është kërcënuar, është goditur, kërcënimet që ka pasur ndaj familjes së saj. Megjithatë ajo vazhdoj të punonte për këtë çështje”.             

Vera Lesko: “Kam qenë shumë komode, kthehem në kohë dhe kam qenë shumë komode kur kam hipur në skaf edhe kur jam përballur e përleshur me trafik. Do të falënderoj Ambasadën Amerikane, gjithë drejtuesit e saj që që nga viti 1999 dhe në vazhdim na kanë mbështetur, na kanë përkrahur, na kanë inkurajuar, në punën dhe luftën tonë të gjatë dhe të vështirë”.

Dhënia e çmimit vjetor ndërkombëtar për gratë kurajoze, u iniciua në vitin 2007 nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoliza Rice, me qëllim për të nderuar gratë në mbarë botën për kontributin e tyre human./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Metlin Kepi