Aksident automobilistik në autostradën Elbasan-Metalurgjik. Rreth orës katërmbëdhjetë e tridhjetë si pasojë e një parakalimi të gabuar automjeti tip Krajser (CHRYSLER) i drejtuar nga T. M përplaset me dy automjete të tjera. Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur Sh. D tridhjetë e tetë vjeçe, bashkëshorti i saj U. D tridhjetë e nëntë vjeç, L. D si dhe Xh. D që të gjithë nga fshati Dorëz i Librazhdit. Ata udhëtonin në drejtim të Durrësit me kamioniçinën e cila ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe në gjëndje të rëndë ndodhet vetëm Sh. D. Policia ka shoqëruar T. M si shkaktar të ktij aksidenti. /tvklan.al