Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën nacionale në urë pranë vijë së Ngjalës, në hyrje të qytetit të Fierit. Tre persona kanë mbtur të vdekur dhe tre të tjerë ndodhen në reanimacion në gjendje kritike për jetën.

Në orët e para të mëngjesit mjeti tip Benz me targa Tirane, me 5 persona është përplasur me një maune me targa të Mallakastrës. Nga përplasja kanë gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Benz dhe dy pasagjerë të tij. Kështu ka mbetur pa jetë Avdullah Azuni 36 vjeç, Migel Lugu 20 vjeç dhe Julian Pipiko 21 vjeç. Të plagosur në gjendje kritike janë dërguar në reanimacion Zyhdi Shkreta dhe Elvis Zermani.

Drejtuesi i maunes Agron Asllani ka mbetur i bllokuar në kabinën e mjetit, i cili ka rrëshqitur nga lartësia e urës. Pas ndërhyrjes së shpejtë për nxjerrjen e tij nga maunja, personi është dërguar në spital, ku me gjithë lëndimet e marra rezulton jashtë rrezikut për jetën.

Sipas ekspertëve policorë të mbërritur në vendngjarje, ka qenë një pakujdesi e drejtuesit të Benzit, i cili nuk ka mundur të manovrojë për të shmangur aksidentin, për shkak të gjendjes së përgjumur./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj