Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku dy automjete janë përplasur. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 pasagjerë të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Elbasan-Cerrik  në fshatin Thanë, një automjet tip “Reno”  me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç banues në Gramsh, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. I., 55 vjeç banues në Gramsh.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjetin tip ” Opel” , shtetasi A. C., 49 vjeç dhe shetasja Z. T.,67 vjeçe banuese në Gramsh, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al