Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, ku kamioni me drejtues shtetasin boshnjak me iniciale Nj.G. është përplasur me automjetin me drejtues punonjësin e policisë me iniciale Gj.V., i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

Si pasojë e aksidentit, punonjësi i policisë paraqitet në gjendje të rëndë për jetën dhe po dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, me shtetasin boshnjak po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor dhe OPGJ të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.  

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale.   

Grupi hetimor dhe OPGJ të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


/tvklan.al