Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Një 60-vjeçar nga rrethi i Beratit ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor, pasditen e djeshme dhe policia e këtij qyteti ka shoqëruar në komisariat Sejfulla Myftarin, si autor të dyshuar të ngjarjes. Burime që citohen nga vendi i ngjarjes thanë, se aksidenti ndodhi në orën 18:30 të ditës së djeshme, në rrugën kombëtare Berat-Lushnje, në afërsi të fshatit Poshje.

Humoristi i njohur beratas ishte duke përshkruar këtë aks rrugor ndërsa drejtonte automjetin e tij të tipit Benz Mercedes. Burimet e policisë rrugore të Beratit thanë, se ndërkohë në këtë aks rrugor po ecte hipur mbi një biçikletë 60-vjeçari Minella Kumaraku, banues në fshatin Poshnje.

Si pasojë e përplasjes me automjetin, viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia nuk ka saktësuar nëse ndaj Sejfulla Myftarit do të merret masa e ndalimit apo e arrestit./tvklan.al