Një aksident ka ndodhur pranë spitalit të Traumës në Laprakë në rrugën “Lord Bajroni”. Bëhet e ditur se një automjet në të cilin ndodheshin tre vajza ka përfunduar në trotuar.

Mësohet se makina është përplasur me shtyllën e dritave ku fatmirësisht tre vajzat që ndodheshin në të kanë shpëtuar pa dëmtime, por ka vetëm dëme materiale.

Siç mund të shikoni këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes të siguruara nga tvklan.al, të raportuara nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo”.

Ndërkohë për fat të mirë kanë shpëtuar disa këmbësorë që po kalonin në ato momente në trotuar.

Grupi hetimor i Policisë do të tregojë shkaqet e aksidentit./tvklan.al