Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e kësaj të diele në kryeqytet.

Në pamjet dërguara nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al, automjeti është djegur tërësisht. Në pamje duken flakët e mëdha që kanë përfshirë mjetin.

Ngjarja ka ndodhur Unazën e Madhe të Tiranë pranë Liqenit Artificial.

Nuk ka raportime për persona të lënduar, teksa në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe policia.

Shkaqet e zjarrit pritet të zbardhen në vijim.

/tvklan.al