Një automjet shpërtheu në flakë mëngjesin e kësaj të marte në Korçë. Ngjarja ndodhi në unazën e qytetit, për shkaqe momentalisht të paqarta.

Sipas gazetares Daniela Zisi, në momentin që dalloi flakët, shoferi i makinës doli menjëherë prej saj, duke shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje, përveç zjarrfikësve që bënë të mundur shuarjen e flakëve, shkoi edhe policia. Kjo e fundit nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit./tvklan.al