Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Aksidenti i një ditë më parë, ku pas përplasjes së dy autobusëve mbetën pa jetë Pranvera dhe dëfrim Shaholli është shkaktuar pasi drejtuesi i autobusit të linjës Tiranë-Athinë ka hyrë në krah të kundërt. Ky është rezultati i ekspertizës policore në vendngjarje.

Ilir Gambeta, drejtuesi i autobusit të Korçës ndodhet ende në gjendje kritike për jetën, në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, ndërsa shoferi tjetër pret t’u nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjike në këmbë. Ende i traumatizuar, ai rrëfen momentin e aksidentit dhe vdekjen në sy të djalit të tyre, të çiftit Shaholli.

Shoferi: “Unë i bie borisë dhe utem tek kthesa e dukshme, ai që vinte që andej mund të më shifte, dava sekondi kam parë makinën, bërtitën pasagjerët makina, autobusi përballë dhe vetëm kur e kam parë veten që u përplas, unë s’kisha rrugë manovrimi tjetër, i preva nga shkëmbi dhe dei aty, s’mund të shkoja më. Forca e atij, mesa duket ishte shumë shpejt, ka thyer gjithë xhamat e krahut tim, që janë plagosur dhe pasagjerët, dy prej atyre kanë vdekur, një prej atyre ka dalë nga xhami i parë, që ka vdekur përpara”.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar dhe 12 pasagjerë të autobusit të Elbasanit, pas trajtimit në spitalin lokal, ata janë jashte rrezikut për jetën./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj