Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gjatë një aksioni për prishjen e rrethimeve pranë pallateve dhe garazhdeve pa leje, kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili ka drejtuar vetë aksionin, ka evidentuar se firma e ndërtimit e zotit Agim Cani, kryetari i bashkisë së Kamzës, që po ngre një pallat të ri pranë kompleksit Dinamo, ka bërë shkelje, ndaj dhe ka kërkuar që të vendoset gjobë.

Cani ka debatuar ashpër me kryebashkiakun Rama, i cili ka kërkuar dhe ndihmën e forcave të rendit, për të zgjidhur konfliktin.

Aksioni i ndërmarrë nga policia bashkiake, faturistë të tatim-taksave të ndihmuar nga fadromat e policisë ndërtimore, ka pasur si qëllim të zbatojë vendimin e këshillit bashkiak, për heqjen e gardhimeve dhe prishjen e ndërtimeve pa laje pranë pallateve. Afati i undit për heqjen vullnetare ishte data 30 Prill./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka