Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Albtelecom po përgatit ndryshime në tarifat e telefonisë fikse. Një strategji që synon të rrisë të ardhurat e kompanisë së vetme të kompanisë fikse, do të barazojë tarifat telefonike të bizneseve dhe familjarëve.

Drejtori i Albtelecom:- “Do synohet kryesisht drejt balancimit, të tarifave familjarë dhe biznes, duke i krijuar mundësi biznesit, që të mos ndodhet në këtë pozitë diskriminuese si ndodhet sot”.

Drejtori i Albtelecomit thotë, se tarifat e deritanishme afro dyfish më të larta për bizneset ndaj familjarëve janë diskriminuese dhe kanë çuar në deklarime fiktive të bizneseve. Aktualisht afro 85% e abonentëve janë regjistruar si familjarë, pjesën tjetër e përbëjnë kryesisht regjistrimet e telefonisë fikse buxhetore.

Tarifa të reja do të aplikohen dhe për konsumatorët familjarë. Kështu do të kushtojnë më shtrenjtë telefonatat lokale dhe do të kushtojnë më lirë telefonatat ndërkombëtare.

Drejtori i Albtelecom:- “Për të ofruar një rritje të tarifave në lokal, por padyshim një ulje të theksuar të tarifave në lidhjet ndërkombëtare, të cilat janë sot relativisht të larta. Ky është dhe balancimi, që ne përpiqemi të bëjmë në propozimin për rishikimin e tarifave”.

Pas heqjes së ekskluzivitetit për telefonin fikse, Albtelecomit do t’i duhet të përballet me konkurrencën në treg, gjë që mund të çojë në ndonjë reformim tjetër tarifash./tvklan.al