Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, ka sqaruar përfundimisht gjatë një konference për shtyp të gjitha pikëpyetjet mbi akuzat për lidhjet e tij mbi fabrikën e demontimit në Gërdec. Ai deklaroji, se ka qenë i ngarkuar direkt me dhënien e konsultave juridike për garantimin e një ligji mbi demontimin e armëve. Ky reagim i kreut të drejtësisë shqiptare erdhi disa dit pas publikimit në media të lajmit se Alibeaj është i lidhur me ngjarjen e Gërdecit, por Alibeaj nuk i ka pranuar këto akuza duke deklaruar se s’ka gabuar por ka vepruar ligjërisht dhe se edhe sot do të kishte dhënë po të njëjtat rekomandime.

Enkelejd Alibeaj: “Nuk do doja të besoja që një skenar i tillë është i vërtetë. Ligji është i saktë në këto raste, ka një lloj detyrimi jo vetëm për institucionin e akuzës që të ruaj sekretin hetimor dhe kjo është në të mirën e procedimit. Ju sqaroj se departamenti i kontrollit të brendshëm administrativ e anti-korrupsion, është një institucion, një strukturë qeveritare e krijuar me vendim të këshillit të ministrave, është pikërisht vendimi me nr 94 i vitit 2006. Vendimi ka nr 94, datë 15.02.2006, titullohet për miratimin e rregullores së funksionit të funksionimit dhe procedurat e kontrollit të brendshëm administrativ të departamentit anti-korrupsion të këshillit të ministrave. Pikërisht kjo bazë ligjore jo vetëm në rastin e këtyre tufe email-esh të shpërndara mediatikisht, por dhe në një sërë rastesh të tjera. Mund t’ju përmend ofrimin e këshillimit dhe ndihmën besoj konkrete që departamenti dhe unë personalisht kemi dhënë në përgatitjen e ligjit për prokurimin publik. Modestisht mund të pranoj që jam jurist i cili nuk pranon të ketë gabuar sidomos në këtë rast”.

Alibeaj e pranojë se ka dërguar në adresën e Ministrisë së Mbrojtjes email-et gjatë vitit 2007, që kanë patur në përmbajtje rekomandime për ligjin mbi demontimin e armëve. Ministri dëshmon se për këtë çështje prokuroria le të vijojë hetimet, madje ai ka ndihmuar stafin e Ina Ramës të marrë nga arkivi i dikasterit të tij të gjithë dokumentacionin që duhet të shërbej për …

Enkelejd Alibeaj: “Oficer të policisë gjyqësore janë pritur në Ministrinë e Drejtësisë edhe si qytetar të mos japë asnjë lloj të dhëne më tepër sepse është punë e prokurorisë dhe prokuroria, unë besoj duhet lënë e lirë, e qetë të bëj, të ushtrojë funksionin e vet nuk më rezulton që zoti Bumçi të mos jetë njohës i mirë i ligjit, i shtetit”.

Për periudhën në të cilën përflitet ministri i sotëm Alibeaj ka qenë në postin e drejtorit të zyrës anti-korrupsion në kryeministri. I pyetur nëse do të paraqitet vullnetarisht në prokurori për të dhënë shpjegimet e nevojshme Alibeaj tha.

Enkelejd Alibeaj: “Çdo kush në këtë shtet, çdo kush në këtë shtet i cili pretendon të jetë nën mbretërinë e ligjit, është jo vetëm i detyruar por duhet të ofrohet për të dhënë sqarimet ndaj çfarëdolloj procedure hetimore që mund të bëhet”.

Por cili është raporti mes këtyre konflikteve me Ina Ramën?

Enkelejd Alibeaj: “Kjo nuk ka asnjë lloj ngrirje, asnjë lloj shkrirje. Ju duhet të dini dmth që marrëdhëniet jo vetëm personale po institucionale të Ministrisë Drejtësisë me prokurorinë janë të përditshme”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operatori: Petrit Xhaferri

Mo0ntazh: Ergis Hasanbelli