I ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner përmes një letre dërguar krerëve të institucioneve të Drejtësisë vlerëson performancën e tyre gjatë raportimit vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht krenare për bashkëpunimin me institucionet tuaja dhe u qendrojme pranë të gjitha institucioneve të pavarura në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Wisner.

Ndërsa struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar përmes një postimi në rrjetin social X shprehu falenderime dhe mirënjohje për të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA, duke e garantuar se SPAK do të vijojë të angazhohet maksimalisht në luftën kundër korrupsionit.

Më herët, Ambasada amerikane në Tiranë bëri një reagim për angazhimin e prokurorëve të SPAK në një seminar të organizuar nga OPDAT, ku janë diskutuar një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit, OPDAT.

Klan News