Në kuadër të operacionit policor të koduar “Stekat”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë B.Halili me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë.

AMP njofton se gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes Benz” me të cilën lëvizte lëvizte nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës, ju gjetën 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 Euro.  Nga kontrolli i një dyqani në pronësi i tij, u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale.

Nga hetimet e deritanishme të ndjekura nga AMP, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 Euro në muaj nga shit-blerja e mallrave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme./tvklan.al