Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në Tiranë një efektiv të policisë së Komisariatit numër 4. Ai akuzohet se mori 50 mijë lekë ryshfet nga një person nën hetim për ta lehtësuar në çështjen penale.

Kastriot Palushi, 35-vjeç, me detyrë specialist për hetimin e krimeve, u arrestua nga kolegët e tij në flagrancë, pasi i kishte marrë paratë nga qytetari jashtë shërbimit, teksa ndodhej në makinën e tij private.

Kastriot Palushi

Ai i kishte premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar për kanosje.

Për këtë ngjarje reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili përshëndeti aksionin dhe tha se vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga ata që nuk meritojnë besimin e qytetarëve dhe uniformën e Policisë.

Klan News