Stamatlogu Redjan Rraja është shpallur fajtor për atentatin e  ndodhur në 1 Nëntor të 2019-ës, nga ish-prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos i njohur si “rrumi i sukthit” dhe nga ajo ngjarje humbi jetën shoferi Andi Maloku. Gjykata e Posaçme ka vendosur që Rraja të mbyllet përjetë në qeli për ngjarjen. Ndërsa me 35 vite burg është dënuar bashkpunorit i tij Erjol Halilaj.

Në konkluzionet e saj SPAK tha se organizatorët e kësaj ngjarje sipas komunikimeve të zbardhura në aplikacionin SKY ECC kishin planifikuar që të paguanin 300 mijë euro në laboratorin e policisë shkencore për të shkatërruar AND-në e Redjan Rrajës. Sipas SPAK gjurmët e AND-së së Rrajës janë gjetur në disa sende të ndryshme në automjetin Mercedes Benz ngjyre gri që u gjet në fshatin Shkafan të Ishmit, fatmirësisht i pa djegur pasi u bllokua pjesa e bagazhit.

Profile gjenetike po ashtu u përftuan edhe në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e Redjan Rrajës dhe në rrobat, kapuç dhe një palë doreza. Brenda makinës së autorëve u gjetën 136 gëzhoja, dy automatikët dhe një pistoletë që u përdorën në ngjarje.

Prova tjera kundër Redjan Rrajës janë pamjet filmike kur ai largohet nga Ishmi në drejtim të makinës që drejtohej nga Eriol Haliaj. Ky i fundit sipas kamerave të sigurisë ka marrë makinën e tij nga një biznes në Durrës në orën 15:15 të datës 1 Nëntor 2019 dhe ka përshkuar të njëjtin intenerarë që kanë ndjekur makina e autorëve dhe ka shkuar në afërsi të Ishmit për të marrë Rrajën dhe drejtuesin e makinës. Organizator i tatentatit dyshohet të jetë Plarent Dervishaj. SPAK disa ditë më parë e ka marrë zyrtarisht të pandehur për këtë çështje, së bashku me 8 persona të tjerë. Roli i tyre u zbardh nga komunikimi në aplikacionet e enkriptuara.

SPAK ka evidentuar rolin që ka patur secili prej 9 të dyshuarve, si organizator, financues, ekzekutorë dhe ndihmës. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin SPAK thotë se ata kanë ngritur infrastrukturën për ekzekutimin e personave të targetuar për tu vrarë, duke siguruar armët, automjet dhe targat e vjedhura, që do të përdornin për të ndjekur viktimat.

Klan News