Ferdinand Pone: “Pavarësisht se janë me ndihmë ekonomike ose jo komuniteti rom dhe egjiptian e ka falas. Do vijë këtu do regjistrohet me një komision 3, një person nga ndihma ekonomike, një person i caktuar nga këshilli, një person nga prefekti. Soliditet më të madh të procesit nuk pasur dhe nuk ka, mund të shkojnë edhe në Moravë atje ku janë ata. Mund ta bëjnë këtu mjafton që evidentohen të gjithë dhe të sigurohen që po aplikojnë. Këtu procedohet me mjaft sukses, ka mbi 50-60 aplikime në ditë dhe shumica dërrmuese e aplikimeve janë personat pa pasaportë. Ka një interesim dhe për t’i tërhequr ato, procesi funksionon mirë, më duhet të them që ka filluar, sistemi është i gatshëm për pasaporta biometrike.”/tvklan.al