Ferdinand Pone: “Sot jemi mbi 700 mijë dhe saktësisht jemi 707 mijë e 491 aplikime. Totali i letërnjoftimeve të prodhuara është 540 mijë e 290. Totali i letërnjoftimeve të shpërndara, pra pranë çdo zyre ku bëhet aplikimi 512 mijë e 525. Sistemi funksionon në të gjithë Shqipërinë. Ne kemi të hapura 322 zyra aplikimi në të gjithë Shqipërinë dhe numri i stacioneve të aplikimit të instaluara është shumë më tepër sesa oferta që ishte bërë. Kemi të gjitha kapacitetet në ditë për ta mbyllur këtë proces sikurse kryeministri njoftoi, dmth, brenda dhe fundit të Majit, pse jo dhe më shpejt”./tvklan.al