Arbër Hoxha është një prej zbulimeve të trajnerit Sylvinho në kombëtaren shqiptare. Sulmuesi luajti nga stoli kundër Kroacisë, duke i dhënë një tjetër ritëm lojës kuqezi.

Në daljen para mediave, Hoxha u shpreh se përballë iberikëve duhet të japin gjithçka për të marrë 3 pikët. 

Hoxha është në kërkim të golit të parë me kombëtaren shqiptare, diçka që synon ta bëj përballë Spanjës më 24 Qershor.

Përfaqësuesja jonë është në garë për tu kualifikuar, pasi momentalisht numëron 1 pikë në grupin B. Turneu që do të zgjas deri më 14 korrik do të vij ekskluzivisht në ekranin e TV Klan dhe në Radio Klan.

Klan News