Shqipëria është e 67 në renditjen e Shtatorit në FIFA. Kombëtarja zbriti 1 vend më poshtë nga klasifikimi i mëparshëm i publikuar në Korrik.

Kuqezinjtë patën 1 fitore me Ukrainën dhe 1 humbje me Gjeorgjinë këtë muaj në Ligën e Kombeve, sfida që i ndoqët në Tv Klan.

Ekipi i Sylvinho është kaluar nga Gjeorgjia që me 4 pozicione më lart është e 66. Përfaqësuesja gjeorgjiane është e para në grupin e Ligës së Kombeve pas 2 fitoreve.

Përmirësim me 1 pozitë pati Ukraina e Çekia. Kosova është e 104 nga vendi i 106 që ishte më parë. dhjetë më të mirët në FIFA nuk kanë ndryshuar me Argjentinën që udhëheq. Renditja e radhës do të publikohet më 24 Tetor.

Tv Klan