Lajme Arkiva 2003

Atentati mafioz të enjten në mbrëmje në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit ka shtuar frikën dhe ankthin te qytetarët e thjeshtë të cilët po përjetojnë kohët e fundit një situatë tepër të rënduar të rendit publik.

Krismat e armëve, gjaku i derdhur rrugëve postblloqet e shumta, policët e armatosur shpesh me maska dhe antiplumb kanë krijuar në Tiranë një tablo anormale që nuk ngjall aspak siguri përkundrazi. Por vrasja e Arben Pojanit, mënyra e ekzekutimit të tij dhe mos kapja e atentatorëve ka krijuar një situatë asfiksuese edhe për biznesin.

Pas Florian Vilës edhe kjo një vrasje e mbetur ende pa autorë, Pojani është një tjetër biznesmen i njohur dhe i fuqishëm. Pavarësisht hetimeve që mund të nxjerrin si motiv të atentatit hakmarrjen apo konkurrencën, një e vërtetë qëndron mbi gjithçka, krimi nuk ndjen më frikë të  veprojë, të vrasë ditën, natën, të qëlloj mbi rojën e pafajshëm të një banke, mbi tregtarët dhe mbi vetë uniformat blu./tvklan.al