Conor Gallagher është lojtari më i ri i Atletico Madrid. Klubi spanjoll, njoftoi këtë të mërkurë, firmën me mesfushorin anglez.

24-vjeçari kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe firmosi menjëherë kontratën për pesë sezone.

Gallagher ishte një dëshirë e trajnerit Simeone për mesfushën dhe pas disa javëve bisedime, palët kanë mbyllur marrëveshjen.

Atletico Madrid pagoi rreth 42 milionë euro për të siguruar shërbimet. Madrilenët kanë qenë shumë aktivë në këtë merkato, duke shpenzuar rreth 182 milionë euro.

Spanjollët, përveç Gallagher, deri tani kanë afruar Robin Le Normand nga Real Sociedad, Alexander Sorloth nga Villarreal dhe Julian Alvarez nga Manchester City. /tvklan.al