Austria bën mrekullinë në grupin D të Euro2024. Edhe pse humbi ndeshjen e parë ndaj Francës, skuadra e Ragnick ia doli për të bërë autokritikë dhe fituar grupin, diçka që nuk ndodhte prej Kupës së Botës 1978.

Fitorja 3-2 ndaj Holandës e katapultoj në kuotën e 6 pikëve për të qenë kështu e favorizuar në raundin e radhës të kompeticionit. Spektakël prej 5 golash në Berlin, me Malen që zhbllokoi takimin që në të gjashtën pas këtij autogoli, i shtati në këtë Europian.

Pjesa e dytë ishte një festival golash, me dy ekipet që shënuan nga dy herë, por që në fund fitorja i buzëqeshi austriakëve. Një triumf që lë pas krahëve Francën, ndërsa kjo humbje shijon edhe për tulipanët që kalojnë në turin e ardhshëm mes skuadrave më të mira të renditura në vendin e tretë.

Vetëm barazim 1-1 mes Francës dhe Polonisë, gjithçka e vulosur nga 11 metrat larg. Pikë që gjithsesi nuk ndihmon “gjelat” për të qenë fitues të grupit, duke rrezikuar të kenë kundërshtarë të fortë në raundin tjetër. Kylian Mbappe rikthehet në fushë dhe gjen golin e parë në këtë Europian.

Për sulmuesin, ky ishte goli i 13-të mes kampionatit Europian dhe atij Botëror. Shenjë la edhe Robert Lewandowski, i cili shndërroi në gol penalltinë për të realizuar edhe golin e nderit për Poloninë në këtë përballje të tretë në historinë e dy kombëtareve në turne madhor.

Klan News