Një 37-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ben Arshiaj është vrarë me një plumb në kokë, në sy të njërit prej fëmijëve të tij në Itali.

Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00 në fshatin Oratoio, në periferi të Pizës.

37-vjeçari, që rezulton të jetë baba i dy fëmijëve të vegjël dhe pa precedentë të mëparshëm penal, sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin me të cilin punonte, kur u qëllua për vdekje.

Sipas dëshmitarëve autori qëlloi 6 herë, por policia gjeti në vendngjarje vetëm 5 gëzhoja pistolete.

Dëshmitarët bën të ditur gjithashtu se menjëherë pas krimit panë dy persona të largoheshin me një motor.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Tv Klan