Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur se duke filluar nga java e ardhshme do të përdoren dronët “Bayraktar” për monitorimin sistematik të territorit të Shqipërisë.

Në një prononcim për mediat, ministri Balla ka deklaruar se ky monitorim do të bëhet me fokus të veçantë luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Taulant Balla: Përveç monitorimit të ajrit përmes protokollit të bashkëpunimit që kemi nga “Guardia di Finanza” këtë vit, duke filluar nga java e ardhshme do të kemi mundësinë që të përdorim dronët “Bayraktar” që do të bëjnë monitorim sistematik të territorit të Shqipërisë me fokus luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, por edhe gjithashtu të mos harrojmë se fokusi i monitoritmi i të vendit me dronët “Bayraktar” do të jetë edhe kundër të gjithë formave të tjera të krimeve, përfshirë edhe krimet mjedisore, si dhe për luftuar ndërtimet pa leje dhe po ashtu në kuadër të gjitha masave tona të sugurisë që lidhen me sezonin turistik./tvklan.al