Ditën e sotme është hapur gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. E pranishme në këtë aktivitet është edhe zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, e cila është shprehur se 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes për të qenë pjesë e kësaj gare.

Belinda Balluku: Ky ka qenë një vit i shkëlqyer, një vit i veçantë ku janë realizuar projekte historike që do të jenë aty. Tuneli i Llogarasë, një ëndërr në sirtar që ka qenë një premtim i qeverisë, ashtu si Korridori Blu dhe që shumë shpejt do i bashkohen dhe kontratat e reja. Viti që do të vijë do të jetë akoma më i rëndësishëm. Para 2024, ne do të dorëzojmë dhe 3 projekte të mëdha, ai i aeroportit të Vlorës, Unaza e Madhe e Tiranës, tuneli i Murrizit. 31 Dhjetori 2024, përmbushja e shumë prej ëndrrave të shqiptarëve. Çelja e garës për ndërtimin e Porto Romanos, porti i shqiptarëve, do i shërbejë dhe Kosovës dhe RMV-së.

Në bashkëveprim me NATO-n, zonë ushtarake në Porto Romano. Në ndërtimin e portit të ri tregtar, do të bëjmë realiitet për t’i dhënë Durrësit dhe Vlorës 2 porte. Saranda dhe Lezha do të jenë ato që vijojnë axhendën tonë të infrastrukturës. Sot kurorëzohen 4 vite punë intensive nga një grup prej ekspertësh, numri i tyre kalon deri në 100. 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes për garën, 5 ose më shumë janë më prestigjiozet në Evropë. Ky interes na nderon.

Duam të ndërtojmë port dyfish më të thellë se ai që kemi sot në Durrës, për t’i shërbyer të gjitha rajonit. Duam të ndërtojmë një terminal kontenjerësh 3-fish më të madh. Të ndërtojmë sipërfaqe të dedikuara për entet ligjzbatuese. Duam të zhvillojmë një infrastrukturë detare, të ngremë një infrastrukturë që do të sigurojë ndërtimin e një baze autonome detare. Duam të ndërtojmë një zonë logjistike për të tërhequr investitorë të huaj.


/tvklan.al