Edhe gazetarët e vrarë në detyrë, tashmë kanë memorialin në Britani në kujtim të misionit të tyre. Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon ka zbuluar në Londër memorialin 10 m të lartë, i krijuar i gjithi në qelq, ndërsa mbi të është gdhendur një poezi e James Fenton.

Gjatë ceremonisë Ban Ki Moon u ka dedikuar një fjalim të gjithë atyre që humbën jetën, duke raportuar nga çdo cep i botës, me vullnetin për të përcjellë çdo gjë që ndodh, pavarësisht rrezikut.

“Për ta ne duhet të ndalim kulturën e ndëshkimit dhe krimit ndaj reporterëve”-u shpreh Ban Ki Moon, duke vlerësuar punën e tyre si një dritë dhe zë të fortë që përcjell milioni histori në botë.

Ai bëri thirrje që vrasësit e gazetarëve duhet të vihen me çdo kush para drejtësisë. Memoriali i cili do të ndriçohet çdo natë në orën 22 ndodhet mbi zyrat e BBC në kryeqytetin britanik.

Ndërtimi këtij memoriali përkon me vrasjen e një reporteri në Venezuelë. Sipas statistikave në 12 vitet e fundit në të gjithë botën u vranë 1100 gazetarë dhe njerëz të medias./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj