Duke filluar nga dita e sotme, nëpër spotelet e Western Union, klientët do të mund të pajisen me cerfitikatën e depozitës në të cilën mund të depozitojnë paratë e tyre në llogari të bankës Shqiptaro-Amerikane. Kjo është një formë e re e depozitimit e cila i jep mundësi kësaj banke që të shfrytëzojë të 80 spotertelet që disponon Western Union në të gjithë vendin.

Me anë të kësaj forme të re, Banka Shqiptaro-Amerikane, do të ketë depozituesit e saj jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Certifikata e Depozitës do të lëshohet për shuma fikse si 1 mijë, 2500 dhe 5 mijë dollarë dhe normat e interesit janë fikse.

Me këtë rast në ambjentet e Hotel Rogner në Tiranë, drejtues të Bankës Shqiptaro-Amerikane dhe përfaqësues të Western Union në Shqipëri, nënshkruan marrëveshjen për shpërndarjen e certifikatës së depozitës në të gjitha sportelet e Western Union./tvklan.al