Dhjetëra banorë të Fushë-Mamurrasit kanë bllokuar rrugën nacionale Mamurras-Tiranë për rreth një orë. Shkak i protestëts është mungesa e energjisë elektrike për 30 ditë radhazi. Mungesa e dritave në 100 shtëpitë e banimit ka ardhur si pasojë e djegies së një transformatori. Korporata energjitike ka kërkuar që banorët të paguajnë për dy muaj energjinë elektrike si kusht për vendosjen e transformatorit të ri, por banorët pretendojnë se ata kanë furnizim të dobët me energji dhe do të paguajnë aq sa shpenzojnë.

“Jemi 80 familje pa drita, vetëm me qiri.”

Protesta është shoqëruar me incident dhe vetëm ndërhyrja e policisë ka shmangur konfliktin. Banorët kërcënojnë se nesër do të bllokojnë hekurudhën. /tvklan.al