Gjatë momentit që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është futur në Gjykatën e Tiranës për të ndjekur seancën ndaj të arrestuarve për protestën e 8 Janarit është regjistruar një incident.

Në hyrje, Bardhi ka hasur kundërshtinë e policit të gjykatës i cili nuk e ka lejuar që të futet në sallën e gjyqit. Shkak është bërë celulari i Sekretarit të Përgjithshëm, që sipas policit nuk duhej futur në sallë.

Por kjo është kundërshtuar nga avokatët që shoqëronin Bardhin, ndërsa pas disa çastesh debati deputeti u la që të futej në sallë të gjyqit.

Polici: O zoti deputet je shumë i nderuar, por unë do të pyes eprorin tim.

Gazment Bardhi: Më provokove me shkelje etike dhe nuk t’u përgjigja.

Polici: Nuk ta di emrin…

Gazment Bardhi: Më pyet nëse nuk ma di emrin.

Avokati 1: Edhe në sallë të gjyqit deputeti është në ushtrim të detyrës së vet si deputet…

Polici: Zotëri këtu është vajza me marrëdhënien me publikun, do pyes atë.

Avokati 2: A kontrollove njeri nga ata që hynë para?

Avokati 1: Deputetët asnjëherë nuk janë kontrolluar kemi 7 vjet që protestojmë kundër qeverisë.

Polici: Të gjithë deputetë janë për mua. Të gjithë do i kontrolloj njësoj.

Avokati 2: S’janë të gjithë njësoj…

Avokati 1: E ka ligji kush është deputet, është deputet, jo se thua ti!/tvklan.al