Mes këngëve, ritmeve te muzikës dhe aktiviteteve argëtuese, bashkia e Durrësit ka çelur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2009. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast kanë marrë pjesë nxënës të shkollave 9 –vjeçare, të cilët janë bërë pjesë e lojërave të ndryshme.

Duke e quajtur Durrësin si kryeqytetin e turizmit shqiptar, kryebashkiaku Vangjush Dako theksoi se nga pushteti lokal janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij sezoni.

Vangjush Dako: “Dhe ju urojmë të kalojmë një sezon sa më të kënaqshëm, sa më të këndshëm për të gjithë ata që vizitojnë Durrësin këtë vit.”

Tashmë në plazhin e Durrësit kanë mbërritur pushuesit e parë, të ardhur nga zona të ndryshme të vendit.

“Mirë është, derisa dhe koha është e mirë.”

“Kemi ardhur dhe vjet, parvjet. Vijmë çdo vit. Mirë është.”

Plazhi i Durrësit është një nga më të frekuentuarit në vend dhe pritet që edhe këtë vit ai të shënojë një numër rekord pushuesish./tvklan.al