Me një investim prej më shumë se 28 milion lekë, bashkia e Tiranës filloi rikonstruksionin e rrugës tek “Bregu i Lumit”. Rruga ka një gjatësi prej rreth 600m linear dhe është parashikuar zgjerimi nga 5 në7 metra gjatë gjithë gjatësisë së saj.

Sipas kryetarit të bashkisë rehabilitimi i kësaj rruge është një tjetër shembull i vizionit të bashkisë për një qytet të integruar.

Edi Rama: “Ne këtu do të bëjmë gjithçka duhet, nga ujësjellësi, tek kanalizimi, tek ndriçimi, rruga, trotuaret në mënyrë që këta fëmijë të mund të jenë këmbësorë të pa kërcënuar nga makinat. Të moshuarit po ashtu dhe nga ana tjetër makinat do të mund të lëvizin lirisht.”

Kjo rrugë bën pjesë në njësinë bashkiake numër 11 dhe ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme pasi shtresat rrugore janë tepër të amortizuara. Afati i rrugës është 3 muaj./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Isdor Rudho