Pika më e rëndësishme e takimit që do të zhvillohet sot në Bon është presioni shumë i madh që Rusia po ushtron mbi Beogradin për pranimin pa kusht të planit të G 8-ës. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm Gjerman Joshka Fisher në prag të takimit që do zhvillohet sot mes Presidentit Finlandez Marti Ahtisai, të dërguarit rus Cernomerdin dhe Nensekretarit Amerikan të Shtetit Talbot.

Po sot i është paraqitur zyrtarisht Bashkimit Evropian propozimi i Beogradit për pranimin në parim të kushteve të G-8-ës me kërkesën që kushtet të miratohen me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Dje Zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shi ka deklaruar se përbërja e forcës paqeruajtëse ndërkombëtare që do vendoset në Kosovë nuk është e negociueshme. Në Bruksel janë mbledhur gjeneralet e NATO-s për të diskutuar për detajet e dislokimit të kësaj force në Kosovë./tvklan.al