Disa nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, pritet të reagojnë kundër Serbisë të hënën në mbledhjen e Këshillit të ministrave të jashtëm. Bëhet fjalë për incidentin e javës së shkuar kur Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, u takua me përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë Lamberto Zanier. Në këtë tryezë ishte i pranishëm edhe shefi i zyrës së BE-së në Beograd Peter Sorensen.

Gjatë takimit shefi i diplomacisë së Beogradit Jeremic i ndërpreu të drejtën e fjalës diplomatit të BE-së Sorensen akt i cili shkaktoi pa kënaqësitë tek vendet anëtare. Agjenda e këshillit të ministrave të jashtëm nuk parashikon zyrtarisht diskutime për Ballkanin ditën e hënë, por pasdrekes në mënyrë infromale njoftohet se krerët e diplomacisë europiane do të diskutojnë për zhvillimet e fundit në Ballkan duke u ndalur në Serbi, Kosovë dhe Bosnje.

Biseda e pasdites mes ministrave të jashtëm nuk do të bëhet publike. Megjithatë vendet anëtare pritet të reagojnë në mënyrë individuale përmes kanaleve diplomatike, për sjelljen arrogante të Jeremicit ndaj Sorensen, si dhe për vizitën e disa deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të Beogradit në veri të Kosovës më 17 shkurt./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle

Montazh Ergis Hasanbelli