Kujtimet nga ngjarja e vitit 2023 ku Bebe Rexha mbeti e lënduar pasi një fans i hodhi një telefon në fytyrë janë ende të freskëta.

Për të parandaluar një skenar të ngjashëm ajo ka larguar një fans në koncertin e saj të fundit në Wisconsin i cili dyshohet se i ka hedhur objekte këngëtares me origjinë shqiptare.

“Le të ndalojmë muzikën. Le ta nxjerrim këtë djalë jashtë. Ai po e prish koncertin për të gjithë”, u shpreh ajo.

Një fans në koncert pohoi se kishte disa persona të tjerë që hidhnin objekte në skenë dhe thuhet se të gjithë janë nxjerrë nga koncerti, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Për shkak të këtij incidenti Rexha u premtoi fansave të saj se do të këndonte hitin e saj të famshëm me David Guetta “From The Top” për të risjellë sërish energjinë e mirë gjatë koncertit.

Qershorin e kaluar, ylli i popit kishte nevojë për kujdes mjekësor pasi një fans i hodhi një telefon në kokë gjatë  koncertit në New York.

Artistja nuk është e vetmja që ka qenë shënjestër e sulmeve të tilla pasi edhe Drake, Nick Jonas, Pink dhe Cardi B kanë përjetuar situata të ngjashme.

Klan News