Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste Ben Blushi së bashku me nënsekretarin për koordinim Arben Ahmetaj e deputetin Alfred Dalipi kanë zhvilluar disa takime me banorë të qarkut të Korçës. Në bashkëbisedimin me të pranishmit Blushi u shpreh se qeveria aktuale e ka lënë në harresë fshatin shqiptar.

Sinkr Blushi: “Kjo është një qeveri që e ka injoruar fshatin. Është një qeverie e cila mburret se po shtron rrugët e Shqipërisë me asfalt. Sigurisht që kjo është një gënjeshtër sepse ne kalojmë përditë në rrugët tona dhe rrugët nuk janë me asfalt. Po dhe aty ku ka asfalt e ka shtruar me buxhetin e shtetit me taksat publike, me ato ilaçet që deri para disa vjetësh subvencionoheshin dhe ishin më lirë, me naftën për bujqësinë që deri përpara disa vjetësh ishte më lirë dhe sot është 3 herë më shtrenjtë. E ka marr duke rritur taksat dhe duke injoruar fshatin.”

Sipas Blushit zgjidhjen për këtë situatë e ka programi i ri i Partisë Socialiste, i cili do të rimëkëmbë ekonominë dhe do të zgjidhë problemet që hasen në fshat./tvklan.alGazetar: Julian Kasapi