Prej dy ditësh në rubinetet e banorëve të Beratit uji ka këtë pamje. Nuk konsumohet as për të pirë e as për gatim.

Situata u bë e tillë menjëherë me fillimin e reshjeve të shiut. Ndotja e ujit të pijshëm nuk është një problem i panjohur për qytetin e Beratit. Banorët tregojnë se kjo ndodh sa herë bie shi. Dherat depërtojnë në vendburimin e Bogovës.

ABC News u interesua në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Berat-Kuçovë. Zyrtarë të saj thanë se momentalisht e vetmja masë është klorifikimi./abcnews.al