Lajme Arkiva 2003

Shefi i opozitës Sali Berisha me tone të ashpra ka paralajmëruar presidentin e republikës Alfred Moisiu se nëse pranon propozimin e kryeministrit Nano për dekretim dhe veting të dy ministrave të munguar përpara votimit në parlament do ti hidhte benzinë krizës në vend.

Sali Berisha: Di që presidentit nga disa lejfen, lejfenist kospiracionist, i është sugjeruar kjo gjë edhe nga njerëz që nuk kanë lexuar kurrë në jetën e tyre kushtetutë, apo që kanë hartuar kushtetutat e Enver Hoxhës, kushtetutat famëkeqe të vitit ‘74, por di që ajo është anti zgjidhja dhe është ti hedhësh benzinë krizës. Por përveç kësaj ekziston precedenti kushtetues, i cili ka vlerën e mendimit kushtetues. Precedenti kushtetues është betimi është bërë gjithmonë pas miratimit në parlament. Kushtetuta s’ka krijuar vakum. Vakumi plotësohet me procedurë kushtetuese dhe jo me hileja kushtetuese.

Berisha dha këtë deklaratë me tu kthyer nga Viena ku ishte takuar me drejtuesit e ODIHR-it për të denoncuar manipulimin e zgjedhjeve të 12 tetorit. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike procesi i integrimit po mbahet peng nga kryeministri Fatos Nano dhe krimi i organizuar./tvklan.al