Sali Berisha: Katër vitet e fundit shënojnë në sajë të angazhimit direkt të fuqisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara, rënien njëri pas tjetrit të tre kasapëve, të tre xhelatëve të vërtetë të popujve të tyre dhe popujve të tjerë Slobodan Milosevich, Mullah Omar-it dhe shpesoj së shpejti Saddam Hussein-it. Lufta e Shteteve të Bashkuara është luftë e drejtë dhe legjitime, rendi i diktatorëve dhe diktaturave është jo legjitim, jo i drejtë. Kështu që unë edhe njëherë do të mbështesë këtë ofensivë dhe të shpreh bindjen më të thellë se kjo përbën një fitore të lirisë për kombin irakian, por jo vetëm për irakianët, për kombin arab në tërësi  dhe për të gjitha kombet e shtypura dhe ato kombe që i besojnë lirisë./tvklan.al