Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Çështja Oçalan çdo ditë e më tepër po kthehet në një problem të vërtetë për Turqinë. Sot drejtuesit ushtarak të Partisë Komuniste të Kurdistanit ka lëshuar një ultimatum për të gjithë turistët e huaj në këtë vend. Tani Turqia është zonë lufte dhe i këshillon të gjithë turistët që të mos vinë këtu. Ka qenë deklarata e përkrahësve të Oçalanit.

Ka filluar në Zagreb gjyqi i nazistit kroat Dinko Sakiç. Ai ka qenë komandanti i kampit që është konsideruar si Aushvici i Ballkanit. Sakiç dhe gruaja e tij Nada ishin fshehur për mëse 35 vjet në Argjentinë deri sa pak kohë më parë u kapën nga kroatët. Në kampin e përqëndimit Najzenovaç kanë vdekur mëse 50 mijë çifutë, jevgj, romë dhe kroatë. Besohet se mëse 2 mijë prej tyre të jenë ekzekutuar nga një urdhër i dhënë nga vetë Sakiç.

Sot është dita e së vërtetës për komisionerët e BE. Të akuzuar pak kohë më parë për mashtrimet dhe shpërdorimet e fondeve europiane, 10 komisionerët europian janë përpara provës. Sot presidentit të BE Zhak Sonter i ka ardhur në dorë raporti për komisionerët e BE dhe shpërdorimet e bëra.

Dhunë në ishujt e Indonezisë. Dhuna e ditëve të fundit ka filluar midis dy komuniteteve atyre myslimane dhe kristiane. Me qindra njerëz për ti shpëtuar një vrasje të sigurt i janë drejtuar anijeve për tu larguar. Deri tani mëse 200 veta kanë vdekur nga dhuna sektariane.

Në emër të atit hedh në gjyq qeverinë e Izraelit. Vajza e vetme e aktorit dhe regjizorit të famshëm Çarli Çaplin, ka hedhur në gjyq qeverinë e Izraelit pasi ai kishte publikuar një reklamë televizive duke përdorur Çaplinin për qëllimet e shitjes së një llotarie. Gjykata ka kërkuar si shpërblim 900 mijë euro./tvklan.al