Gerti Bogdani: “Zoti Rama thotë se 23 shkolla që po ndërtohen, po ndërtohen nga hiçi nga viti i shkuar në këtë vit. Në njësinë 10 zoti Rama nuk ka ndërtuar asnjë shkollë ët re dhe nuk ka rikonstruktuar asnjë nga 5 shkollat ekzistuese. Mendova se një gjë e tillë ishte vetëm për njësinë 10, ndaj kërkova Njësitë e tjera, por edhe atje asnjë shkollë e re. Mendova mbase zoti Rama ka ndërtuar ndonjë shkollë të re në Kashar, por dhe atje ai ishte përsëri ngelës. Me një buxhet minimal që ka përcaktuar për arsimin ë buxhetin e bashkisë së Tiranës, zoti Rama nuk ka ndërtuar asnjë shkollë të re.”/tvkan.al