Në vijim të turit paraelektoral Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka zhvilluar një takim me te rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike ne Gjirokastër.

Në këtë forum ku ishte i pranishëm edhe kryetari i saj, Gerti Bogdani, ministri tha se Partia Demokratike e ka të garantuar fitoren ashtu si 4 vjet më parë.

Genc Ruli: “Fitoreve, sukseseve, rezultateve të pakrahasueshëm që janë arritur në këtë mandat, madje shumë më tepër se ç’mund të ishte qëndrimi jonë me entuziazëm optimist në 2005 për të arritur vetëm në katër vjet këtyre fitoreve që e bëjnë jo vetëm mandatin më të suksesshëm të Partisë Demokratike, por pa dyshim e bëjnë dhe mandatin më të suksesshëm qeverisës në të gjithë këto 20 vjet tranzicioni nga kushdo parti politike që ka qenë në Shqipëri”.

Kreu i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u tha të rinjve se koalicioni i djathte e trajton ndryshe rininë dhe jo si kreu i opozitës, i cili e përdor atë si fasade./tvklan.al