Ferdinand Xhaferri: “Procesi i kartave të identitetit po ecën shumë mirë bazuar në të gjithë aktet ligjore dhe vendimet e qeverisë së Shqipërisë. Procesi i kartave po ecën shumë mirë. Numri i aplikimeve është shumë i lartë dhe ne garantojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që nuk kanë pasaportë do të pajisen me karta. Edi Rama nuk ka shpëtim”.

Gerti Bogdani: “Është për të ardhur keq që një i ri tashmë i vjetruar keqpërdoret nga zoti Rama, një njeri tashmë i vjetruar që është akuzuar nga kolegët e tij të organizatës MJAFT se u pasurua në këtë organizatë të vazhdojë dhe të vazhdojë me trillimet se karta e identitetit është taksë për votën. Hipokrizia arrin kulmin kur përmend dhe Amerikën, ku ai duhet ta dijë fare mirë se dhe për të marrë kartën e studentit duhet paguar”./tvklan.al