Erla Mëhilli: “Ditët e fundit zoti Rama, i shfaqur dhe njëherë lakuriq, tashmë jo në plazhet publike, por në bashkinë e Tiranës dhe para mbarë shqiptarëve me 19 lejet e ndërtimit të marra për vete dhe Eftimin e tij ka ndërmarrë një seri shpifjesh dhe trillimesh të cilat i vjell çdo ditë me korrierin e drogës së Dondollakut dhe me një trafikant vajzash të reja, pra me Braçen dhe Ballën e tij. Cili kryetar bashkie në botë i ka lejuar vetes të marrë me nëpunësit e tij 19 leje ndërtimi nga 28 që ishin gjithsej në KRT-në e fundit të Tiranës? A ka standard më të lartë korrupsioni se ky? Cila është shuma që ka paguar Delijorgji për pushimet e tua në Kretë, në Barcelonë dhe në vendet e tjera gjatë këtyre viteve? Cila është përqindja që ke në sh.p.k-në e përbashkët me Delijorgjin? Cila është përmbajtja e 200 telefonatave të tua të regjistruara me Delijorgjin? Zoti Rama të vërtetat që fshihen prapa këtyre pyetjeve janë disa herë më të rënda sesa shfaqja si ministër nudo në plazhet publike. Zoti Rama je i pashpresë. Nuk të shpëtojnë dot as trafikantët e drogës dhe as trafikantët e femrave. Janë shqiptarët ata që më 28 Qershor do të të japin ty verdiktin që meriton”.

Gerti Bogdani: “Në godinën prapa në bashkinë e Tiranës është mbyllur dhe është kyçur plani rregullues i qytetit të Tiranës. Kryetari i bashkisë së Tiranës e ka lënë këtë qytet, kryeqytetin e Shqipërisë pa plan rregullues prej mese nëntë vitesh dhe arsyet janë shumë të thjeshta. Një, nuk ka vizion si kryetar bashkie, dy, nuk shqetësohet për problemet e qytetarëve të Tiranës për hapësirat për fëmijët, për hapësirat për të moshuarit, për rrugët, për trotuarët, për hapësirat e gjelbërta dhe hapësirat publike, tre, çka është dhe më e rëndësishmja e vetmja gjë që ai shqetësohet janë lejet e ndërtimit”./tvklan.al