Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vala me e re e sulmeve të Natos u përqëndrua mbi objektiva strategjike dhe ushtarake mbi Beograd e Podgoricë. Sulmet e Natos kanë qenë mjaft intensive dhe kanë dëmtuar shumë objektiva strategjik të Millosheviçit. Në shënjestër kanë qenë lagjet periferike të Beogradit ku janë bombarduar objekte ushtarake, shkolla ushtarake e kazerma.

Burime nga Serbia kanë njoftuar se janë goditur dy ura mbi lumin Sava. Gjithashtu është shkaterruar një depo karburantesh, një rele komunikimi në Zemun dhe janë hedhur bomba mbi rafinerinë e Novi Sadit. Janë bombarduar disa ura e rrugë që lidhin Serbinë me Kosovën.

Kryeqyteti i Malit të Zi është tronditur mbrëm nga një sërë shpërthimesh të fuqishme. 15 predha kane rënë në zonën e Gollobovskit, rreth 5 kilometra në juglindje të Podgoricës ku ndodhen një aeroport civil dhe një ushtarak. Ky njoftim u konfirmua sot nga selia e NATO-s në Bruksel. Zëdhënësi Shia theksoi se aksionet e NATO-s ishin të përqëndruara mbi Aeroportin e Podgoricës ku ndodhen avionet e ushtrisë jugosllave, që paraqesin kërcënim për forcat e Aleancës në Shqipëri.

Nga selia e Natos u konfirmua lajmi se një bombë ka rënë mbrëmë gabimisht në territorin Bullgar./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego