Deputeti socialist Spartak Braho kërkon përfshirjen në qeveri të të gjithë atyre që kanë kontribute në partinë socialiste duke eleminuar ndarjet apo etiketimet. Sipas tij, socialistet duhet të përgatiten seriozisht për përballjen me eklektoratin në zgjedhjet e 2005, kryesisht duke ndryshuar mënyrën e qeverisjes. Këto ndryshime, u shpreh Braho, duhet të realizohen në mënyrë që të kapet ritmi i reformave, një proces ky mjaft i kritikuar në raportin e Bashkimit Evropian.
Spartak Braho: “Proçesi i reformave dhe nxitjes së tyre lidhet me ndryshimin e mënyrës së qeverisjes. Natyrisht mënyra e qeverisjes presupozon edhe ndryshimin e kabinetit. Kreu i ekzekutivit sot duhet të pranojë mendimin ndryshe, duhet të pranojë që në qeveri të marrin pjesë figuratë më të mira. Më të provuara , më të suksesshme pasi ky është shansi i fundit. Nuk është vetëm çështje emrash, është në radhë të parë ndryshim mentaliteti, ndryshim konceptimi. Në qoftë se do të ketë një bashkëjetesë, pra, vetëm jo shkëmbim karrikesh ose ndërrime në karrike, padyshim që do të jetë një gjë e dështuar.”
Gazetarja: Pranoni një qeveri tjetër me kryeministër Nanon?
Spartak Braho: “Gjithsesi unë jam shprehur që Nanua duhet të largohet.” /tvklan.al